Athinë/ Të shtëna me armë zjarri në terminalin e autobusave , mbetet i plagosur një 35-vjeçar

Janë regjistruar të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në një stacion autobusësh në Athinë.

Sipas Protothema.gr disa emigrantë kanë debatuar në afërsi të stacionit në Kifisou. Debati ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Në debat e sipër njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur nëj 35-vjeçar, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Gjendja e tij është kritike.

Ndërsa autori është arratisur. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.