Arrestohet “tmerri” i mjekëve dhe infermierëve në Athinë, i “zhvaste” ndërsa ata u shërbenin pacientëve

Policia greke ka arrestuar 31-vjeçarin i cili ishte khyer në tmerrin e mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Athinës.

Mediat greke bëjnë me dije se kanë qenë më shumë se 10 raste ku mjekë dhe infermierë të spitalit në athinë kanë denocuar vjedhje.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke 31-vjeçari shfuytëzonte fluksin e pacientëve në spitale dhe arrinte të futej në dhomat e mjekëve dhe infermierëve dhe të merrte nga xhepat e tyre portofolet me para dhe karta krediti.

Makina që përdorte për udhëtimet e tij i është konfiskuar, ndërsa theksohet se ai është arrestuar edhe në të kaluarën për krime të ngjashme.


Shtuar 3.02.2023 17:17