Amerika lëshon “alarm sigurie” për qytetarët e vet në mbarë botën: Tregoni kujdes të shtuar, mund të ketë protesta anti SHBA

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar ​​një “Alarm Sigurie Mbarëbotëror”, duke i këshilluar qytetarët amerikanë jashtë shtetit të tregojnë kujdes të shtuar. Njoftimi është dhënë më datë 22 Qershor dhe so, edhe Ambasada e SHBA në Tiranë e ka shpërndarë për ata që jetojnë në Shqipëri.

“Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka rezultuar në ndërprerje të udhëtimit dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për demonstrata kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së jashtë vendit. Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë në të gjithë botën të tregojnë kujdes të shtuar.

Ju lutemi lexoni me kujdes Këshillën tonë të Udhëtimit, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të kohëve të fundit kur planifikoni udhëtimin në: https://travel.state.gov/content/travel/en/international-travel/International-Travel-Country-Information-Pages.html.

Izraeli goditi këtë të hënë burgun më famëkeq për të burgosurit politikë në Teheran, në një demonstrim të fuqishëm se po zgjeron objektivat e tij përtej centraleve ushtarake dhe bërthamore, duke synuar drejtpërdrejt shtyllat e sistemit sundues të Iranit.

Ndërsa Irani përsëriti kërcënimet e mëparshme për t’u hakmarrë kundër SHBA-së. Por ende nuk e kishte bërë këtë në një mënyrë kuptimplote, më shumë se 24 orë pasi bombarduesit amerikanë sulmuan me raketa centralet bërthamore nëntokësore të Iranit.”


Shtuar 23.06.2025 17:33