Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën 44-vjeçari shqiptar, fëmijët e mitur dhe gruaja dërgohen me urgjencë në spital

Një familje shqiptare, është përfshirë në aksident në zonën e Cremasca në Itali, ku për pasojë ka humbur jetën 44-vjeçari Gëzim Margjoka.

Mediat italiane shkruajnë se në aksident janë përfshirë 3 makina.

Viktima ishte duke drejtuar një automjet tip “Skoda Octavia”, kur për arsye të paqarta, sipas mediave italiane, u përplas kokë më kokë me makinën ku ndodhej viktima, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Një makinë e tretë, “Ford Fiesta”, ka dalë nga rruga për të shmangur përplasjen me dy mjetet e tjera.

Lidhur me ngjarjen mësohet se ambulanca transportoi nënën dhe dy fëmijët, një djalë 7-vjeçar dhe një vajzë 3-vjeçare, drejt spitalit.


Shtuar 28.10.2024 09:02