Përkushtimi i një qeni ndaj të zotit të moshuar, kur ky i fundit kishte nevojë për ndihmë është prekës.
I moshuari ka rënë në një pus në fshatin Peplos të Evros mbrëmjen e së shtunës teksa ishte duke u kujdesur për qenin e tij.
Familjarët e tij u shqetësuan nga mungesa e gjatë dhe njoftuan autoritetet të cilat nisën kërkimin.
Lehja e qenit besnik i çoi shpëtimtarët te pusi, në të cilin ndodhej i moshuari i shtrirë.
Në vendin e ngjarjes shkoi zjarrfikësja dhe u deshën 7 persona për ta nxjerrë 80-vjeçarin nga pusi.
Autopsia do të tregojë nëse vdekja u shkaktua nga rënia apo mbytja e tij./Albeu.com/