322 viktima gjatë 24 orëve të fundit në Itali

Ka një rënie të numrit të infektimeve nga COVID-19 në Itali.

Autoritet shëndetësore, raportojnë se janë shënuar 13.817 raste të infektuar, 944 më pak se një ditë më parë.

Gjithashtu ka pasur një rënie dhe të viktimave, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 322 viktima nga virusi.

Të shëruarit në të gjithë territori italian ishin 17.587.

Në total sipas raportimeve, në të gjithë spitalet, aktualisht ndodhen të shtruar 20.971 qytetarë.


Shtuar 24.04.2021 19:14