25 migrantë shpëtohen në brigjet e Libisë, nuk dihet fati i të tjerëve

Janë shpëtuar sot 25 persona që ndodheshin për rreth një javë në një gomone në brigjet e Libisë nga Ocean Viking , anija e ambulancës së organizatës humanitare SOS Méditerranée.

“Të mbijetuarit raportuan se shumë njerëz vdiqën dhe tani konsiderohen të zhdukur,” tha organizata me bazë në Marsejë.

Të lidhura

None found

“U vendos një plan i ndihmës së parë për të mbyturit e anijes që ishin në gjendje të pambrojtur psikologjike dhe fizike,” vazhdoi organizata.

Dy prej tyre kishin humbur ndjenjat, gjendja e tyre u cilësua kritike dhe u kërkua transferimi i menjëhershëm në breg. SOS Méditerranée ka shpëtuar më shumë se 39 mijë njerëz në Mesdhe që nga viti 2016.


Shtuar 13.03.2024 23:27