15,943 raste të reja dhe 429 humbje jete në Itali nga COVID-19

Italia regjistron 15,943 raste të reja me Covid-19, nga 327.704 teste të kryera dhe 429 humbje jete në 24 orë.

Ndërsa, sipas autoriteteve të shëndetit në vend, brenda ditës u shëruan nga virusi 18.779 qytetarë të tjerë ndërsa nga terapia intensive kanë dalë 3.366 pacientë.

Shkalla e pozitivitetit qëndroi 4.9 për qind, krahasuar me 5,3% të enjten.


Shtuar 16.04.2021 18:27