Këtë të martë në programin Abc e Pasdites ishte i ftuar Jorgo Pulla, i cili parashikoi 12 shenjat e horoskopit për muajin Mars. Sigurisht që gjatë bisedës nuk mund të mos prekej edhe situata e tanishme në Ukrainë, që duket se ka një ndikim ndërkombëtar.
Jorgo tha se: “Mund të veçojmë diçka, ka llogari, viti 2022 është numri 6 është i çuditshëm, lufta e ftohte e asaj kohe, 12/3 /47 kur filloi lufta e ftohte dhe mbaroi 3/ 12/ 89, po t’i mbledhim del numri 6. Isha mëse isigurt, nuk ështëçështje konspiracioni sepse merrem me atëçka do ndodhë”.
Ndër të tjera ai shtoi se “ shqiptarët tanë nëpër botë të mos shesin trojet e tyre dhe të mësojnë biologji dhe elsktronikë. Po të vëmë re ndikimet që kanë të bëjnë me luftën e ftohtë, ishte si një vullkan i fjetur, dhe tani po shpërthen… di të them diçka që 2022 fundi i marsit, fillimi i prillit, në shtator të këtij viti, dhe hyrja e 2023 do të fillojnë gjërat e bardha e bardhë, e zeza e zezë, do kemi një ndikim shumë të madh deri në 2028, për t’u stabilizuar”.
Ermali e pyet shenjën e Vladimir Putin dhe Presidentin e Ukrainës, nëse ishin përplasje që mund të trondisin botën.
“Do shikojmë se R (Rusia) me U (Ukraina)me favorizimet , U-ja është kaq shumë favorizuarnë çështje madhore, që do të ndikojnë pikërisht tani 13 mars-14 prill është periudha kur ndahet shapi nga sheqeri. Do të dëgjojmë nga data 2-7 disa gjëra që nuk i kemi parë në 100 vitet e fundit, në një farë mënyrë jemi futur në raundin botëror të ri”.