Kryeministri Edi Rama ka thirrur paraditen e sotme në një mbledhje në Pallatin e Kongreseve të gjithë kryebashkiakët e vendit.
Në fokus është menaxhimi i sezonit veror, por gjithashtu i është bërë edhe një rezyme të gjithë bashkive sa i përket financave.
Në fjalën e tij Rama u shpreh se sot më shumë se asnjëherë tjetër disiplina financiare është një domosdoshmëri.
“Paraqitja e bërë nga ministrja ishte e detajuar, cdo bashki do të ketë nevojë për më shumë detaje lidhur me mënyrën sesi e lexojmë ne situatën financiare. Ndërkohë që ajo që ka rëndësi është që disiplina financiare e bashkive është sot më shumë se asnjëherë tjetër një domosdoshmëri, në kontekstin e asaj që tha ministri, për fillimin e decentralizimit. Unë dua të ndalem në disa aspekte, për detyrimet e prapambetura, sic e kemi diskutuar më parë ne do të hyjmë në një fazë shtrëngimi pa tolerancë, në bazë të parametrave të diskutuar. Se nuk mundet dot që akumulimi historik i borxheve të bëhet një rrugë e hapur dhe për vitet që do të vijnë, e pamundur, nga ana tjetër rritja e performancës e bashkive është prioritet për ne,” wshtw shprehur Rama.