Udhëheqësit e 44 vendeve europiane do të mblidhen të enjten në Pragë, ku do të japin një mesazh të qartë për izolimin e Rusisë dhe do të përpiqen të krijojnë një rend të ri pa Moskën, tha të enjten në mëngjes shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell.
“Takimi po kërkon një rend të ri pa Rusinë,” u tha ai gazetarëve në Pragë përpara samitit të parë të Komunitetit Politik Europian.
Ai shtoi se Bashkimi Europian po shqyrton vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Iranit pasi mijëra janë arrestuar dhe qindra janë plagosur gjatë protestave.