Borisov: Radev ka prishur marrëdhëniet me të gjithë fqinjët, urrehet nga RMV dhe Shqipëria

Ish-kryeministri bullgar dhe lider i GERB-it, Bojko Borisov e akuzoi presidentin e zgjedhur Rumen Radev, se vetëm për një javë ka arritur t’i prishë marrëdhëniet e Bullgarisë me të gjithë fqinjët e saj.

Nga vendi më i preferuar në Ballkan, sipas Borisovit, Bullgaria tashmë i ka marrëdhëniet e prishura me të gjitha vendet fqinje dhe urrehet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, urrehet me Turqinë dhe ekziston rrezik real për konflikt etnik dhe rrezik prej emigrantëve ilegalë.

Borisov theksoi se është e turpshme Radevi të shkojë në takimet e kreut të NATO-s, ta udhëheqë nismën “Tri detëra” dhe të thotë më pas, se Krimea i takon Rusisë.

Ai e shfrytëzoi mundësinë t’i akuzojë kundërshtarët e vet të Bullgarisë Demokratike, Hristo Ivanov dhe Atanas Atanasov dhe ish-partnerin e tij të afërt në GERB, Cvetan Cvetanov.

 


Shtuar 22.11.2021 09:14