Vetëm disa ditë pasi takoi Mbretëreshën për të dhënë dorëheqjen si kryeministër, Boris Johnson ka nderuar një monarken që u nda sot nga jeta në moshën 96-vjeçare.
“Kishte një fuqi unike dhe të thjeshtë për të na bërë të lumtur. Kjo është arsyeja pse ne e donim atë”, thotë ai në deklaratë.
Në fund ai shton se kjo është “dita më e trishtë” e vendit./albeu.com