Nuk do të marrë pjesë në shërbesën e Pashkëve, si është gjendja shëndetësore e Mbretëreshës Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth nuk do të marrë pjesë në shërbimin e kësaj të diele, më 17 prill, ku kremtimi i Pashkëve Katolike mbahet në kishën në Kështjellën Windsor. Monarkia që më 21 prill do të festojë 96-vjetorin e lindjes, nuk do të marrë pjesë në shërbimin hyjnor.

Të pranishëm do të jenë edhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore britanike, sipas të njëjtave informacione. Shërbimi i ringjalljes është një ngjarje e rëndësishme për familjen mbretërore dhe mbretëresha Elizabeth me siguri do të jetë e zhgënjyer që nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë.

Siç është bërë e ditur, ajo ka probleme me lëvizjen dhe së fundmi ka treguar se për shkak të përvojës me COVID-19 ndihet “shumë e lodhur dhe e rraskapitur”. Javën e kaluar, mbretëresha bëri një paraqitje të rrallë në inaugurimin e një njësie të re spitalore, e cila mori emrin e saj.