Boris Johnson ka shprehur pendesë për dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Britanisë së Madhe.
Madje ai ka plane të zhvillojë betejë në zgjedhjet e ardhshme në mesin e konservatorëve. Këtë dëshirë, kryeministri në largim ia ka shprehur miqve të tij të afërt.
Lordi Peter Cruddas, i cili po udhëheq një fushatë për t’u dhënë anëtarëve konservatorë të drejtën e votës për mbajtjen e BoJo në nr.10, tha se kryeministri i tha atij në Checkers se nuk donte të largohej.
“Boris tha se mund ta kuptonte zemërimin për atë që kishte ndodhur. Ai dëshironte të vazhdojë si kryeministër. Ai tha se nuk dëshiron të japë dorëheqjen”, tha Lord Cruddas për The Daily Telegraph.
I pyetur nga miku i tij nëse do ta “tërhiqte” dorëheqjen e tij menjëherë me “një shkop magjik”, Bojo pretendohet se tha: “Unë do të tërhiqja gjithçka që më ndalon të jem kryeministër në një sekondë”.
Ndërkohë një zëdhënëse e Doëning Street sqaroi se “kryeministri ka dhënë dorëheqjen si lider i partisë dhe ka vendosur synimin e tij për t’u dorëzuar”.
Por Lordi Crudas instistoi duke shtuar: “Ai dëshiron të vazhdojë për të përfunduar punën. Ai dëshiron të luftojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme si lider i Partisë Konservatore.”
“Ai tha gjithashtu se nëse do të kishte zgjedhje të përgjithshme nesër dhe ai do të ishte lider i Partisë Konservatore, do të fitonte zgjedhjet e përgjithshme dhe unë u pajtova me të”, shtoi Cruddas.