Boris Johnson krahason agresionin e Putinit me gjenocidin e Millosheviç në Kosovë

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka barazuar aksionet ushtarake të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në Ukrainë me veprimet gjenocidale të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë më 1999-ën.

Johnson këtë krahasim e ka bërë përgjatë një mbledhjeje në parlamentin britanik, duke thënë se i njëjti agresion është parë nga dy akterët diktatorial.

Videoja është shpërndarë në ‘Twitter’, nga gazetari turk Abdyl Vehab, në një transmetim direkt të BBC-së.

“Mendoj se një nga gjërat më fascinuese është fakti se si Putini është afër analogjisë të aksioneve të Sllobodan Millosheviqit. E njëjta pakuptimësi në raport me Kosovën dhe Beogradit dhe Kievit e Moskës”, ka deklaruar ai.


Shtuar 24.02.2022 22:30