Bora bllokon Bypass-in e Qafë Murrizit, në zonë mungon energjia elektrike

Për shkak të kushteve të kqija të motit që kanë përfshirë vendin tonë, drejtuesit e mjeteve kanë hasur vështirësi në qarkullim në disa akse.

Në zonën e Qafë Murrizit trashësia e dëborës vijon të mbetet problem për qarkullimin e automjeteve në zonë, ndërsa ka raportime edhe për mungesë të energjisë elektrike.

Sakaq, policia u ka bërë apel qytetarëve që kalojnë në këtë zonë që të pajisin automjetet e tyre me goma dimërore për të ruajtur sigurinë./albeu.com


Shtuar 26.11.2023 18:03