Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5482 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 617 qytetarë, në këto bashki:
312 në Tiranë, 33 në Durrës, 29 në Elbasan, 24 në Fier, 23 në Sarandë, 22 në Vlorë, 15 në Berat, 13 në Lezhë, nga 12 qytetarë në Shkodër, Lushnje, 10 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, nga 7 qytetarë në Krujë, Divjakë, nga 6 qytetarë në Kavajë, Himarë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Pogradec, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Korçë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Peqin, Devoll, Përmet, Vorë, Kurbin, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Has, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Patos, Selenicë, Konispol, Tepelenë, Librazhd, nga 1 qytetar në Belsh, Dimal, Kolonjë, Dropull, Libohovë, Delvinë, Shijak, Mirditë, Tropojë, Kukës, Fushë Arrëz.
Janë 5836 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-67 vjeç, një qytetare nga Elbasani 75 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 284 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,465 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (30 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 617
Të shëruar në 24 orë 284
Të shtruar në spitale 90
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 5482
Testime totale 1,478,636
Raste pozitive 209,516
Raste të shëruara 200,465
Raste Aktive 5,836
Humbje jete 3,215
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2747
Fier 670
Durrës 505
Shkodër 393
Vlorë 354
Elbasan 352
Berat 221
Lezhë 170
Gjirokastër 150
Korçë 107
Dibër 93
Kukës 74/albeu.com/