Bombarduesit rusë i afrohen hapësirës së NATO-s, Holanda dhe Danimarka në gatishmëri

Holanda dhe Danimarka u bënë gati për të ngritur avionë luftarakë F-16 ndërsa dy bombardues rusë iu afruan hapësirës ajrore të NATO-s mbi Detin e Veriut.

Më në detaje, sipas agjencisë Bloomberg duke cituar një njoftim të qeverisë holandeze, dy avionë F-16 u ngritën dhe ishin gati të ruanin zonën e përgjegjësisë pas një alarmi në orën 7:19 të mëngjesit,me kohën lokale.

“Kjo nuk ndodh shpesh, por incidenti i sotëm tregon rëndësinë e zhvillimit të shpejtë”, thuhet në deklaratë.

Një zëdhënës i Forcave Ajrore Mbretërore të Holandës tha se avionët përgjohen nëse nuk kanë një kod unik identifikimi, nuk ofrojnë një plan fluturimi dhe nëse nuk ka përgjigje për një bisedë. Ai shtoi se nuk është e rrallë që avionët rusë të shkelin hapësirën ajrore të një vendi evropian ose t’i afrohen asaj.

Holanda dhe Belgjika kontrollojnë me radhë hapësirën ajrore të rajonit të Beneluksit, me forcat ajrore holandeze që marrin përgjegjësinë që nga mesi i prillit.


Shtuar 14.08.2023 15:07