Bombardimet ruse në Kharkiv, shënohen dy viktima

Në raportet të bombardimeve, dy persona kanë vdekur pasi Rusia sulmoi sot rrethin Osnovyansky të Kharkiv, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit rajonal të Kharkiv.

Dmitry Çubenko tha se procedimi penal ishte hapur pas incidentit, në të cilin një burrë dhe një grua vdiqën, duke shtuar se granatimet ruse ranë në këndet e lojërave pranë ndërtesave të banimit.

Ushtria ruse qëlloi gjithashtu mbi një numër objektesh mjekësore në Kharkiv, duke shkatërruar qendrën perinatale, tha kryetari i saj Igor Terekhov për mediat lokale.

“Tani ne po i transferojmë gratë që do të lindin në institucione të tjera mjekësore”, tha ai.-albeu.com