Bojkoti i pedagogëve, Meta: Janë të gjitha mundësitë për kërkesat e tyre

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon konferencën e përjavshme gazetarët ku po diskuton disa tema.

Fillimisht Meta ka folur mbi protestën e pedagogeve dhe kërkesat që ata kanë.

Gjatë fjalimit të tij ai ka dhënë mbështetjen e tij për këtë protestë si dhe ka theksuar se janë të gjitha mundësitë për tu plotësuar kërkesat e tyre dhe se paga duhet të jenë të paktën sa të kolegëve në Kosovë.

“Prioritet i Partisë së Lirisë nesër do të jetë arsimi. Nuk investim më të rëndësishëm për vendin dhe kombin tonë sesa arsimi. Janë të gjitha mundësitë të plotësohen kërkesat e pedagogëve që brenda dy viteve të kenë pagat që kanë kolegët e tyre në Kosovë”, tha Meta./albeu.com


Shtuar 21.10.2022 11:17