Bllokohet llogaria bankare me mijëra euro e 30-vjeçarit nga Fieri, Armando Bregasi i burgosur në Greqi

FIER- Prokuroria e Fierit ka vendosur sekuestro preventive mbi një llogari bankare në emër të Armando Bregasit, i arrestuar në Greqi për trafik droge.

Bëhet fjalë për një llogari bankare me 30 mijë euro që dyshohe se se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale të kryera nga një 30-vjeçar.

30-vjeçari, i arrestuar në Greqi, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”.

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

I arrestuari rezulton anëtar i një grupi të trafikut të drogës zbuluar në Greqi.


Shtuar 21.05.2024 11:43