“100 dështimet e Ramës”, Basha: Sa është shuma që do rëndojë xhepat e shqiptarëve

Kreu demokrat, Lulzim Basha përmes një video në “Instastory”, shprehet se kryeministri Rama nuk e ka mbajtur premtimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Gjithashtu Basha ngre pyetjen, se sa është kostoja që qytetarët do të paguajnë për problematikat në hartimin e kontratave koncesionare, në rastet ku sipas tij, shteti ka marrë përsipër riskun financiar?

Përgjigja e kryedemokratit është 240 milionë euro.

Postimi i Lulzim Bashës:

31 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cila është kostoja që qytetarët do të paguajnë për problematikat në hartimin e kontratave koncesionare, ku shteti ka marrë përsipër riskun financiar? Përgjigja 240 milionë euro.

Shtuar 24.03.2021 09:03