Bleu dy makina me paratë e vjedhura, si e “zhvati” pastruesja banesën ku punonte, i biri “dora e djathtë” e 49-vjeçares

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vjedhjen e një banese në Tiranë nga ish-pastruesja Rozeta Dobri dhe i biri i saj Havier Dobri.

Albeu.com mëson se vjedhja ka ndodhur më 15 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ngjarja dhe autorët janë identifikuar nga policia ditët e fundit.

Por si ndodhi vjedhja e banesës

Vjedhja është bërë me çelësin që ish-pastruesja e shtëpisë ka patur.
Më pas nënë e bir kanë bërë rrëmujë për të improvizuar një skenë, sikur shtëoia të ishte vjedhur nga perona të panjohur.

Autoritetet bëjnë me dije se nënë e bir janë mbajtur nën vëzhgim për disa javë si persona të dyshuar për vjedhjen, për shkak të shpenzimeve të dyshimta që autorët kishin bërë kohët e fundit. Siç bëri me dije policia nënë e bir vodhën nga panesa shumë parash dhe sende me vlerë që arrijnë në vlerën e 120 mijë eurove.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro./Albeu.com./