Blendi Gonxhja fans i madh i Bregoviç, i bën një targë me emrin e tij (FOTO LAJM)

Drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, duket se është fansi më i madh i këngëtarit serb Goran Bregoviç.

Ai i ka personalizuar një targë me emrin e tij shoqëruar me një zemër në fund dhe foton e ka postuar në një Instastory në profilin e tij.

“Qoka për Bregoviçin”- shkruan Gonxhe, i cili edhe më herët ka mbështetur ardhjen dhe performimin e tij në Festivalin e Birrës në Korçë, për të cilin pati shumë polemika nga shqiptarët.

Gonxhe në një status të gjatë kritikonte zërat kritikë ndaj serbit dhe i uronte mirëseardhjen, ndërsa tanimë i bën dhurata të njëjtit.


Shtuar 21.08.2021 22:35