Ditën e sotme blektorët dhe fermerët e Përmetit kanë dalë në protestë para Bashkisë së qytetit.
Ata shprehen se po hasin vështirësi të mëdha në punët e tyre, dhe paralajmërojnë falimentim për shkak të nëglizhencës nga Ministria e Bujqësisë.
Sipas tyre ministria po i nxjerr ata në “rrugë të madhe.
Blegtorët dhe fermerët e Përmetit kanë dalë këtë të hënë në protestë para bashkisë së qytetit, për vështirësitë që po hasin si dhe paralajmërojnë falimentim për shkak të neglizhencës nga Ministria e Bujqësisë, që ata e akuzojnë se po i nxjerr “në rrugë të madhe”.
Fermerët nga Gjirokastra, Fieri dhe Lushnja thonë se gjendja e tyre pas rritjes së çmimit të naftës dhe çmimit të ulët të produkteve të qumështit dhe nënprodukteve të tij po i çojnë drejt falimentimit duke i detyruar të emigrojnë e të braktisin tokat.
Ata mbanin pankarta të ndryshme në duar, ku në njërën prej tyre ishte shkruar një e vërtetë e trishtë: Një kafe 80 lekë, një litër qumësht 40 lekë.
Do të vijë një kohë që shumë shpejt konsumatorët nuk do të mund të gjejnë mishin e qengjit e do detyrohen ta blejnë në vendet e rajonit, kanë thënë ata.
Fermerët thanë për mediat se subvencionet për ta janë në minimumin e atyre që jepen në vendet e tjera të rajonit.
Sipas tyre, qeveria nuk ka ndarë asnjë pakete për daljen e këtij sektori nga kriza, ndërsa çmimi naftës, drithërave për blegtorinë, imputet, farërat dhe fidanët që kanë shkuar tre deri në katër fish më shtrenjtë e kanë bërë të pamundur vazhdimësinë e punës në këtë sektor./albeu.com/