Bledi Mane ironizon Kiarën: Nuk shet dot asnjë palë brekë

Bledi Mane, ka folur sot në emisionin “Wake Up” për banorët e Big Brother Vip 2. Ai ka treguar se sa fitojnë në muaj, nga postimet, reklamat apo koncertet disa nga ish-banorët e “BBV”.

Bledi u ndal te Kiara. Ai tha se moderatorja nuk është në listën e banorëve më të paguar nga BBV2. Teksa ironizoi linjën e veshjeve të Kiarës, Bledi Mane tha se “Kiara nuk ka shitur asnjë pale brekë”.

“Kiara nuk është në listën e banorëve më të paguar nga BBV2. Kiara nuk ka shitur asnjë palë brekë. Kur vjen çështja te lekët Luizi të ha të gjallë”, tha Bledi Mane./Albeu.com/