Një ngjarje e çuditshme raportohet të ketë ndodhur në ishillin grek në Mykonos, ku një biznesmen ka paguar një faturë prej 1.7 milion eurosh.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, biznesmeni ishte shtetas bullgar dhe e pagoi këtë faturë për organizimin e një feste private në ishull.
Festa u mbajt në restorantin e famshëm “Scorpios” me pjesëmarrjen e 150 personave, ndërsa i ftuar ishte edhe këngetari grek Andonis Remos.
Multi miliarderi Kiril Domunchiev thuhet se u kënaq aq shumë nga shërbimi cilësor sa që la një bashkish prej 60,000 dollarësh.
Gjithashtu bëhet me dije se Domunchiev është industrialist i njohur bullgar dhe pronar i klubit të futbollit Ludogorets.