Biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK

Biznesmeni Elman Abule ka mbërritur paraditen e së enjtes në SPAK ku do të pyetet për llogari të hetimit që ka në qendër të tij kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarët e tij.

Ditën e djeshme, për të njëjtën çështje dha shpjegime bashkëshortja e tij Marisa Nito. Nito u paraqit në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni, ku qëndroi për më shumëse 4 orë. Në dalje ajo nuk pranoi të japë asnjë koment për median.

Sipas SPAK, Nito është një nga kontaktet e afërta të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj dhe për këtë shkak ajo dhe bashkëshorti ju nënshtruan edhe kontrollit nga SPAK, në zbatim të vendimit gjyqësor të 5 dhjetorit.

Hetimi që kanë përfshirë kryebashkiakun Veliaj dhe familjarët e tij është regjistruar për veprat penale të “korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, ose të zgjedhurve vendorë”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”.

 


Shtuar 9.01.2025 10:22