Shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive, Silva Bino, gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se 6 nga rastet me Delta janë të vaksinuar.
Ajo tha se, 2 raste janë nga Mbretëria e Bashkuar, 2 nga Gjermania dhe nga 1 rast nga Çekia, Spanja, Maqedonia dhe Pakistani.
“Janë 6 raste të vaksinuar, 2 raste kanë lidhje me udhëtimin në Angli. Kanë qënë të vaksinuar në AstraZeneca në prill. Dy të tjerë kanë qenë të vaksinuar në Gjermani me Pfizer, dhe 2 të tjerët kanë qenë me Coronavac” tha Bino./albeu.com