Bilanci tragjik i luftës në Gaza, mbi 16 mijë viktima prej 7 tetorit, shumë prej tyre fëmijë

Të paktën 16,248 persona  janë vrarë që nga 7 tetori, sipas zyrës së mediave në Gaza.

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 16,248 njerëz, duke përfshirë 7,112 fëmijë dhe 4,885 gra, në Gaza që nga 7 tetori, tha një deklaratë nga zyra e mediave të Hamasit.

Të paktën 43.616 persona janë plagosur dhe të paktën 7.600 persona janë të zhdukur, sipas deklaratës.

“Gjatë agresionit në Gaza, forcat izraelite hodhën më shumë se 50,000 ton eksploziv mbi shtëpitë e civilëve, spitalet, shkollat ​​dhe institucionet e tjera, duke rezultuar në shkatërrimin e plotë të 52,000 njësive të banimit, 69 shkollave, 121 ndërtesave qeveritare dhe 100 xhamive”, thuhet në njoftimin e Hamasit.


Shtuar 5.12.2023 19:27

Tags: ,