Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 6.654 testime, ndërsa janë regjistruar 1.037 raste të reja me Covid-19.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 534 pacientë të shëruar.
Ndërkohë si pasojë e infektimit me Covid-19 kanë ndërruar jetë 36 persona.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash janë bërë 1.137.629 testime për Covid-19 në të gjithë vendin.