Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë bërë 3.265 testime ndërsa janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit asnjë person nuk ka humbur jetën nga koronavirusi. 72 pacientë janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë janë evidentuar 155.624 raste me kovid-19. Prej tyre 149.862 janë shëruar, ndërsa 5.475 persona kanë humbur jetën.

Për momentin numri i rasteve aktive është 287.


Shtuar 20.06.2021 15:00