Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1.658 testim ndërsa janë regjistruar 30 raste të reja me koronavirus. Përqindja e rasteve pozitive është 5.3.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 359 pacientë.

Ministria informon se si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi jetën e kanë humbur 16 persona.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë numri i personave të infektuar është 154.524, numri i personave të shëruar 143.427, ndërsa i të vdekurve 5.184.
Numri i rasteve aktive është 5.913.

Shtuar 14.05.2021 18:31