Bilancet e fundit me Covid-19 në Kosovë FOTO LAJM)

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 264 raste t reja me koronavirus nga 7,125 testime të kryera. Fatmirësisht asgjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 10 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 158,131 që prej fillimit të pandemisë. Sakaq, në të gjithë vendin janë 1,251 raste aktive me COVID.

Gjatë këtyre 24 orëve janë dhënë 2,877 doza vaksine. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1,690,659 vaksina.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se 789,306 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës.


Shtuar 8.01.2022 15:25