Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Ngelet sërish i lartë numri i rasteve të reja me COVID në vendin tonë.

Kështu në 24 orët e fundit janë kryer 3 728 testime të dyshuara për COVID dhe prej tyre 1 056 kanë rezultuar pozitivë, ose 28 për qind e testimeve.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe 25 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3 528 që nga fillimi i pandemisë.

Gjatës ditës së sotme janë shëruar 727 persona duke e çuar numrin e personave të shëruar në 102 201. Momentalisht personat aktivë me virusin janë 15 153./ALSAT


Shtuar 23.03.2021 17:34