Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 476 raste të reja me koronavirus nga 3.145 teste të kryera, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Në po të njëjtën periudhë janë shëruar 279 pacientë, ndërsa kanë vdekur 9 persona.
Në mënyrë shtesë në regjistrim për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 janë regjistruar edhe 4 viktima, të cilët kanë vdekur gjatë periudhës 04.11.2021 deri 14.11.2021.
Raste aktive në vend janë 8.455.