Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 67-vjeçare ka rënë nga tarraca, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
E moshuara ka ndërruar jetë në spital, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes nga ana e policisë.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/