EMRAT/ Bien nga lartësitë, dy persona dërgohen me urgjencë në spitalin e Sarandës

Dy persona kanë rënë nga lartësia dhe janë transportuar në spitalin e Sarandës me urgjencë.

Nga Borshi ka ardhur i plagosur Jurian Gjini, 28-vjec, banues në Lushnje.

Ai mësohet se kishte rënë nga një pemë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohe në spital ka mberritur i plagosur edhe Aqif Garo, 40-vjec, banues në fshatin Çukë, Sarandë. Garo mësohet se ka rënë nga taraca e një objekti të cilin ishte duke e pastruar. I plagosuri ka dëmtime në pjesën e gjoksit.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të dyja ngjarjet dhe po kërkon zbardhjen e plotë të tyre./albeu.com/