Një 30 vjeçar ka rënë nga objekti ku po punonte në Tiranë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit me anë të një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.12.2021, rreth orës 15:20, te Rruga e Elbasanit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/