Bie nga lartësia punëtori 59 vjeçar, niset me helikopter drejt Tiranës

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Pogradecit ku një punëtor 59-vjeçar është rrëzuar nga lartësia teksa ishte duke punuar.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Reshit Laraku.

Për shkak të gjendjes së rëndë nga plagët e marra 59-vjecari është nisur me urgjencë me helikopter në Tiranë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shtuar 23.06.2021 14:15