Biden, Obama dhe Clinton bashkojnë forcat për të mposhtur Trump

Dy ish-presidentë amerikanë, Barack Obama dhe Bill Clinton, të dy demokratë, u panë pranë Shtëpisë së Bardhë pranë Joe Biden, në betejën e tij për mbledhjen e fondeve për të parandaluar një rikthim të mundshëm, të Donald Trump në pushtet.

Sonte, Klinton dhe Obama do të marrin pjesë në një ngjarje në Nju Jork për të financuar fushatën e Biden, me synimin për të mbledhur të paktën 25 milionë dollarë.

Gjatë fushatës do të ketë një debat të hapur midis dy ish-presidentëve dhe Biden, të drejtuar nga drejtuesi i njohur i talk show-t në orët e vona të natës, përpara mijëra të ftuarve.

Sipas presidentit aktual, do të jetë ngjarja më e suksesshme e mbledhjes së fondeve në historinë e zgjedhjeve në SHBA.

Në aktivitet do të marrin pjesë edhe artistë të njohur që dëshirojnë të mbështesin Presidentin Biden, si këngëtarja Queen Latifah.

Biletat për atë natë kushtojnë nga 250 dollarë, deri në gjysmë milioni, sipas një zyrtari të Partisë Demokratike që foli për Reuters.

Më shumë se 5000 njerëz pritet të marrin pjesë. Ngjarja nuk do të transmetohet në televizion, por fushata e Biden planifikon të postojë video të ndryshme në mediat sociale.

Mbështetja nga Obama, i cili mbetet jashtëzakonisht popullor me demokratët, mund të rrisë entuziazmin tek disa votues të rinj dhe progresistë të tjerë që votuan për Biden në vitin 2020, por janë të zemëruar për mbështetjen e tij të vendosur për Izraelin në përgjigje të sulmeve të Hamasit ndaj 7 tetor.

“Shifrat nuk gënjejnë: Ngjarja e sotme është një shfaqje masive e forcës dhe një pasqyrim i vërtetë i momentit për të rizgjedhur Biden-Harris”, tha bashkëkryetari i fushatës Jeffrey Katzenberg.

Nga ana e tij, Donald Trump përdori ngjarjen e Biden, Obamës dhe Klinton për t’iu drejtuar mbështetësve të tij.

“Karteli Obama-Klinton mendon se do të na mundë, por unë kam diçka që ata nuk do ta kenë kurrë”, tha ai në një apel për mbledhjen e fondeve të mërkurën, duke iu referuar mbështetësve të tij.


Shtuar 28.03.2024 12:17