Biden nënshkruan projektligjin që i jep fund emergjencës kombëtare Covid-19

Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën legjislacionin për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare për Covid-19, tha Shtëpia e Bardhe.

Emergjenca kombëtare ka përfunduar një muaj më herët se sa administrata e Biden ka planifikuar. Votimi për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare përpara majit ka bërë që administrata të mbyllë disa nga programet e saj të urgjencës më shpejt gjatë muajve të fundit, shkruan CNN.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë minimizoi ndikimin e projektligjit, duke thënë se përfundimi i urgjencës nuk ndikon në aftësinë për të mbyllur programet e saj në një mënyrë të rregullt.

“Që kur Kongresi votoi për përfundimin e Urgjencës Kombëtare më herët se sa ishte parashikuar, administrata ka punuar për të përshpejtuar mbylljen e saj dhe për njoftuar sa më shumë individët e mundshëm të ndikuar”, tha zyrtari, shkruan The Washington Post.

Projektligji për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare e miratoi Senati muajin e kaluar dhe kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve në fillim të këtij viti

Më shumë se 1.13 milionë njerëz në SHBA kanë vdekur nga COVID-19 gjatë tre viteve të fundit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke përfshirë 1,773 njerëz në javën e kaluar.


Shtuar 13.04.2023 13:23