Biden në Europë në 24 shkurt, a do e vizitojë Ukrainën?

Presidenti amerikan Joe Biden po shqyrton një vizitë në Europë rreth 24 shkurtit, në përvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës, raporton NBC.

Një korrespodent i rrjetit të lajmeve tha se Polonia është një nga disa vende që po shqyrtohen për udhëtimin.

Zyrtarët amerikanë kanë diskutuar për shpalljen e një pakete tjetër të madhe ndihme ushtarake në të njëjtën kohë, sipas NBC.

Lajmi vjen pas vendimit të djeshëm të Amerikës për të dërguar tanke 31 M1 Abrams në Ukrainë. /albeu.com


Shtuar 26.01.2023 17:07