Biden miraton sanksionet e reja kundër Rusisë, çdo ndodhë me naftën dhe tregtinë

Presidenti Joe Biden nënshkroi të dy projektligje të reja që vendosin sanksione të tjera ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Ky projektligj pezullon marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë, duke ndëshkuar vendet me rritjen e lartë të tarifave për importet prej tyre.

Po ashtu, do të ndalohen importet e energjisë nga Rusia, përfshirë naftën, qymyrin dhe gazin natyror.

Sanksionet shënojnë lëvizjen e fundit të administratës për të ndëshkuar të dy vendet për pushtimin e vazhdueshëm vdekjeprurës të Ukrainës.

Shtuar 9.04.2022 09:15