Presidenti amerikan Joe Biden do t’i nënshtrohet një kolonoskopie “rutinë” sot, një test anestezie të përgjithshme dhe do t’ia kalojë përkohësisht pushtetin zëvendëspresidentes së tij, Kamala Harris, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Detajet e gjendjes shëndetësore të presidentit do të bëhen publike pasdite (me orën amerikane), sqaroi qeveria amerikane.
Biden, i cili nuk pi duhan dhe nuk pi alkool, është vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 dhe ka marrë dozën e tretë në fund të shtatorit.
Ai është presidenti më i vjetër i Shteteve të Bashkuara dhe ka njoftuar publikisht se synon të kandidojë për një mandat të ri në vitin 2024, por mosha e tij ngre spekulime se ai mund të braktisë këto vizione./albeu.com