Ditën e sotme po mbahet Kuvendi i ish-kryeministrit Sali Berisaha në stadiumit “Air Albania”. Aktualisht ka nisur zyrtarisht mbajtja e këtij Kuvendi, i cili finalizohet sot pas 3 muajsh foltore në të gjithë Shqipërinë.
Deri më tani, në Kuvend janë shënuar zyrtarisht nga identifikimi me barkode 4931 delegatë të PD nga 7649 delegatë zyrtarë që raporton selia blu.
Me një përllogaritje të lehtë, Berisha ka arritur të bindë më shumë se 50 përqind të demokratëvë, saktësisht 64.3 % të tyre, duke thyer kështu shifrat e kryedemokratit Basha.
Sot pritet që Berisha sipas asaj që ka paralajmëruar, të rrëzojë nga pushteti i PD, Lulzim Bashën si dhe hedhë poshtë vendimin e këtij të fundit për përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Ky vendim i Bashës edhe pas shpalljes “non grata” të Berishës dhe familjes së tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Çfarë ndryshimesh kërkon Berisha të bëjë në statusin e PD?
Mësohet se ish-kryedemokrati Sali Berisha do të kërkojë disa ndryshime statutore në Kuvendin e mbledhur për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Pika më kryesore është ajo e krijimit të një Komisioni Tranzitor rithemelimi me 15 anëtarë dhe do të ushtrojë të gjithë kompetencat që i takojnë organeve qëndrore të Partisë Demokratike, me përjashtim të atyre që i takojnë Kuvendit Kombëtar.
Ky komision, përshkruhet gjithashtu si përgjegjës për organizimin dhe mbajtjen e proceseve zgjedhore brenda PD-së. Krijimi i organeve të reja brenda të djathtëve, sipas nenit 65 të tij, fillon menjëherë dhe përfundon jo më vonë se tre muaj pas hyrjes në fuqi.
Pra, nëse ndryshimet statutore marrin fuqi, brenda marsit, demokratët mund të kenë një lidership të ri drejtues. Kryetari zgjidhet sipas parimit “një anëtar një votë”. Ndërsa, çdo akt i organeve të partisë i ndërmarrë para hyrjes në fuqi të këtij statuti dhe që bie në kundërshtim me dispozitat e tij, shfuqizohet automatikisht me hyrjen në fuqi të statutit.
Deklarata e Berishës para nisjes së Kuvendit Kombëtar:
E jashtëzakonshme dita, në historinë e demokracisë shqiptare kjo shënon një nga ngjarjet më të mëdha. Kjo shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi, triumfi i revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit.
Asgjë, siç e shihni nuk pengoi dhe nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirisë për t’u bashkuar sot në rithemelimin e PD dhe të pluralizmit shqiptar. Mesazh më i bukur, më i madh, më i fuqishëm që i dërgojnë sot shqiptarëve në mbarë vendin, jashtë dhe në diasporë. Iu dërgojnë mesazh miqve tanë. Besoj se ai është prej kohësh (Basha) një i pakallur, por Kuvendi merr vendimet e veta.
Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët dhe nga më të mirët e shqiptarëve. Mirupafshim! Ata që s’kanë mend nuk i bind dot. Është i ftuar në Kuvend. Selia është e PD-së. /albeu.com/
Ndiq këtu LIVE Kuvendin e Salin Berishës: ?