Beteja për vulën e PD-së, Luçiano Boçi: Jemi optimistë, janë forumet ato që përcaktojnë hapat e mëtejshëm

ë një intervistë për Ora News, nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, Luçiano Boçi,  nga gjykata në pritje të vendimit për vulën e PD-së, u shpreh se janë optimistë dhe në rast të një vendimi nengative për to, do jenë forumet ato që do përcaktojnë hapat e mëtejshëm.

 Luçiano Boçi: Nuk është çështje optimizmi apo dyshimesh, por është një çështje gjyqësore e cila vë në prove jo thjesht vulën e PD-së se kujt i përket ajo,

I përket demokratëve apo i përket Bashës.

Por ajo që është kryesore sot është vënë në prove legjitimiteti i vetë sistemit të drejtësisë.

Një vendim ndryshe nga ajo çfarë kemi kërkuar ne do rrëzonte sot zyrtarisht këtë lloj legjitimiteti, por ende ne shpresojmë që ky sistem drejtësie ka ishuj drejtësie brenda dhe besoj se vendimi do jetë në favor të demokratëve.

Ky është optimizmi jonë i mbështetur në fakte ligjore dhe në vullnetin e demokratëve.

Pjesa e planeve B e planeve të tjera janë koncepte të planeve ushtarake por gjithsesi çdo gjë që vjen pas kësaj si vendimarrje nuk i përket planeve por i përket vendimarrjeve se forumeve të PD-së.

Janë forumet ato që përcaktojnë hapat suksesiv të kësaj force politike se si ajo do të sillet në raport me vendimin e sotëm.


Shtuar 11.06.2024 12:37