Nga Pogradeci, presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë dhe betejën mes kreut të PD-së Lulzim Basha dh eish-kryeministri Sali Berisha.
Meta nuk foli shumë rreth kësaj çështje, duke thënë se nuk i takon të merret me zhvillimet e brendshme politike, por tha se prej vitesh po luhet skenari për të lënë vendin pa opozitë.
Më tej, kreu i shtetit tha se ky skenar nuk do të realizohet.
“Nuk dua të bëhem pjesë e këtyre debateve. Pas 24 korrikut vazhdimisht ato janë çështje të tyre mjaftojnë të respektojnë kushtetutën dhe parimet demokratike.
Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, skenar që luhet prej vitesh. Shqiptarët nuk do pranojnë kurrë të kthehen në modele të cilat nuk i takojnë kontinentit tonë. Shqiptarët kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara”, tha Meta./albeu.com