Beteja e ashpër në Severodonetsk, Kievi urdhëron forcat të tërhiqen

Forcat ukrainase janë urdhëruar të tërhiqen nga Severodonetsk, sipas zyrtarit të lartë rajonal.

Qyteti lindor ka duruar javë të tëra bombardimësh, ndërsa forcat ruse përpiqen të marrin kontrollin e plotë të rajonit.

Kjo tërheqje e forcave ukrainase, e lë të gjithë Luhanskun nën kontrollin rus, me përjashtim të qytetit të Lysychansk.

Luhansk, rajoni kryesisht rusishtfolës në Ukrainën Lindorë është një prioritet kyç për presidentin Vladimir Putin./albeu.com